Shkup 26 mars, Zhurnal.mk – I pyetur nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal, se si deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë a do të kishte mbështetur ligjin për NËNSHTETËSI , i propozuar nga ana e partive opozitare shqiptare, Mexhiti për Zhurnal thekson për të mirën e qytetarëve, do ta mbështet ligjin për nënshtetësi, duke shtuar pse jo në këtë rast bashkëpunimin pozit-opozit, të shqyrtohet ligji me ose pa ndryshime i njëjti të kalon në Kuvend, përcjell Zhurnal.mk.
“Ligji i propozuar në partitë opozitare për nënshtetësi mendoj se duhet të shqurtohet mes nesh pozitë opozitë nga partitë politike shqiptare, për të mirën e qytetarëve, ashtu siç edhe në rastin konkret, bashkëpunimi i partive maqedonase “Pozitë – Opozitë”.
Mexhiti thekson se ligji të duhet shqyrtohet, dhe nëse ka nevoj për ndryshime t’i shqyrtojmë bashkërisht, e poqëse ska, të hyjë në propozim për miratimin e të njëjtit në kuvend, dhe me këtë të zgjidhet edhe ngërçi në Kuvend”, thekson për Zhurnal, deputeti i Bashkimit Demokrati për Integrim, Izet Mexhiti.
Mexhiti shton se kur janë në pyetje ligjet në interes të shqiptarëve, deputetët në kuvend duhet bashkëpunuar mes pozitës dhe opozitës, ashtu siç ka patur në disa raste konkrete edhe tek partitë maqedonase, të cilët kanë gjetur gjuhë të përbashkët, duke kaluar qëndrimet e ndryshme për të mirën e qytetarëve, andaj vlerëson se kjo duhet ndodh edhe deputetët shqiptarë në Kuvend, pozitë-opozitë, përcjell Zhurnal.mk.
Kujtojmë, se kohë më parë opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas vlerësimit negativ që ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lidhur me një mendim që ajo ka kërkuar nga ky dikaster sa i përket ndryshimeve të propozuara në Ligjin për shtetësinë.
Koalicioni i dy partive opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë propozuar lehtësira të shumta për marrjen e shtetësisë për të gjithë personat që ende nuk e kanë zgjidhur këtë problem edhe 30 vjet nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut.
MPB-ja në mendimin e saj të prezantuar në mediat lokale, e ka vlerësuar si anti-ligjor propozimin që e drejta e shtetësisë të fitohet përmes dëshmitarëve, se personat pa shtetësi kanë jetuar në këtë vend që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991. Mendim negativ është dhënë edhe për propozimin për shkurtimin e viteve për fitimin e shtetësisë në bazë të natyralizimit, në bazë të martesës, por edhe lehtësira tjera që janë propozuar nga opozita shqiptare.
Kujtojmë, se ka patur edhe reagime nga qytetarët pa shtetësi në vazhdimësi. Ata janë ankuar për refuzimin e tyre nga institucionet edhe pse me vite të tëra jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
Ka raste kur gjysma e anëtarëve të një familjeje janë të pajisur me dokumentin e shtetësisë, e gjysma tjera janë privuar nga kjo e drejtë, përcjell Zhurnal.mk
Ndryshe ligji për shtetësinë disa herë ka pasur ndryshime që nga miratimi i parë në vitin 1991, pas pavarësisë, por asnjëherë nuk ka arritur të zgjidhë këtë problem. Partitë në vazhdimësi kanë shkëmbyer akuza, ndërsa ndryshimet e bëra janë kundërshtuar nga opozita maqedonase, me arsyetimin se përmes ndryshimeve tentohet të ndryshohet harta demografike e vendit.