Zv. Ministri Nuhiu pas takimit me Avokatin e shtetit Stafa: Po zbatohet gjuha shqipe, përfaqësim i kënaqshëm në avokaturën e shtetit

Zëvendës ministri Agim Nuhiu, ka zhvilluar takim pune me Avokatin e shtetit, z. Stafa me të cilin ka diskutuar për pavarësinë e avokaturës shtetërore nga organet ekzekutive.

Në Avokaturën Shtetërore përfaqësimi adekuat është në shkallë të kënaqshme. Edhe implementimi i gjuhës shqipe realizohet sipas parashikimeve ligjore, ka shkruar Agim Nuhiu.

Postimi i plotë i zëvendësministrit Nuhiu:

Realizuam takim pune me Avokatin e Shtetit z. Stafa. Avokatura Shtetërore është organi shtetëror që ndërmerr masa dhe mjete për mbrojtjen ligjore të të drejtave pronësore dhe interesave të shtetit. Vlersojmë se është koha që të sigurojmë pavarësi më të madhe dhe shkëputje të lidhjeve administrative të Avokaturës shtetërore me pushtetin ekzekutiv, sidomos gjatë përzgjedhjes së Avokatit të Shtetit dhe avokatëve shtetëror regjional.
Në Avokaturën Shtetërore përfaqesimi adekuat është në shkallë të kënaqëshme. Edhe implementimi i gjuhës shqipe realizohet sipas parashikimeve ligjore.

Author: gj.h