Deputeti i PL, Petrit Vasili, deklaroi sot se dy vende të rajinit, Maqedonia dhe Mali i Zi, janë pasqyra ku shihet qarte fytyra e Bordit të Hajdutëve, duke iu referuar kështu Bordit të Transparencës së ngritur nga qeveria që cakton çmimet e naftës në Shqipëri.
“Bordi i Hajdutëve Qeveri plus Oligarki rriti dje përsëri në mënyrë mafioze, çmimin e naftës me 6 lekë, – tha Vasili. – Ndonëse çmimi i naftës në bursa bie deri më poshtë se para luftës, Bordi, me urdhër të oligarkëve vazhdon rritjen.
Justifikimet e Bordit janë të një paturpësie të padëgjuar. Shikoni çmimet në Maqedoni e Mal të Zi!
Po mirë mo Bordi i Hajdutëve, po kjo Maqedonia nuk i sheh bursat që çmimin e naftës nuk e lëviz nga 90 denarë (rreth 170 lekë)?!
Po mirë mo Bordi i Hajdutëve, po Mali i Zi nuk i sheh këto bursa që e mban çmimin e naftës edhe nën 170 lekë?!
Vjedhja përmes Bordit po konsumohet sheshit. Ka vetëm dy zgjidhje që nuk presin më: Shkrirje e menjëhershme e Bordit të Hajdutëve; ulje e taksave që rëndojnë mbi naftën,” theksoi Vasili