Një zjarr i madh ka shpërthyer që mbrëmë në portin e Iskenderun (Alexandretta), të goditur nga tërmeti, në një qytet bregdetar në Turqinë juglindore dhe në afërsi të kufirit me Sirinë.
- Sikurse duket në pamje tymi i zi ngrihet nga kontejnerët e djegur në portin Iskenderun në Detin Mesdhe. Kontejnerët thuhet se janë rrëzuar gjatë tërmetit 7.8 ballë dhe kanë marrë flakë.
Një anije e rojes bregdetare turke ka ndihmuar në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, sipas agjencisë shtetërore të Turqisë, Anadolu.