Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave është marrë vendimi që t’u jepet nënshtetësi shqiptare të huajve që kanë kontribute të veçanta në vendin tonë.
Në një deklaratë për mediat nga kryeministria Çuçi tha:
“Dhënie e shtetësisë për persona që kanë kontribute të veçanta. Me këtë vendim përveç se ne i trajtojmë në mënyrë të veçantë personalitete e arsimit dhe shkencë bëjmë të mundur që ta përdorim edhe si instrument për përthithjen e talenteve dhe rekordmenëve që përmes nënshtetësisë të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare”, tha Çuçi./Tirana post.al