Tabaku: 60% E ÇMIMIT TË NAFTËS, TAKSA QË SHKOJNË PËR OLIGARKËT

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve ku thekson se, 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo për qytetarët. Sipas Tabakut, Bordi i Transparencës është i oligarkëve, ndërsa bën thirrje që të ulet taksa e qarkullimit të mjeteve.

Vendimet abuzive të Bordit të Transparencës kanë krijuar këtë situatë në ekonomi. A nuk mendoni ju se më mirë do ishte të ulej taksa e qarkullimit në 4 lekë për litër, në vend të 27 lekë për litër? A nuk mendoni ju se do ishte më mirë që 5 kompanitë e naftës mos të uleshin me qeveritarët për të marrë vendimet?”, shprehet Tabaku në një video-mesazh në Facebook.

Gjithashtu Tabaku e ka cilësuar Paketën e Rezistencës Sociale, qesharake si ajo e pandemisë.

Në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund ti shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre. Por 20 mln qeveria i merr për t’ia dhënë inceneratorëve dhe PPP-ve të tjera”, theksoi Tabaku.

 

Author: jehona