Ja si ka qene shpërndarja e popullsisë në vitin 1964. Një tabelë interesante na vjenë në këtë kohë shpopullimi për shpërndarjen e popullsisë sipas rretheve dhe ndarjen në popullsi me banim në qytet e në fshat.
Statistika i perket vitit 1964.
Kujtojmë se në ato vite ndarja a administrative përbëhej nga 24 rrethe.
Nga tabela duket se Tirana e ka patur popullsine 221’000 banorë, e shoqëron Korça me 150’500, Durrësi 142’240, Shkodra 140’895 banorë.
- Qytetet që kanë patur numrin më të madh të “qytetarëve” kanë qenë Tirana 156’950, Durrësi 74’165, Vlora 53’775, Shkodra 47’040 banorë etj.
- Numrin më të madh të popullsisë “fshatare” e kanë patur Fieri 102’950, Korça 98’820, Shkodra 93’855 banorë.
- Qytetet me më pak popullsi ishin Mirdita 19’957, Skrapari 21’500, Gramshi 22’200 banorë.
Tabela statistikore e shpjegon të detajuar këtë shpërndarje
Përgatiti për “JEHONA.Info”
Dashnor Dosti