Do të mbahet sot dhe jo nesër seancë plenare, për shkak të ndeshjes së parë të kombëtares shqiptare përballë Italisë në Euro2024.
Kështu, përveç tifozëve shqiptarë, ata që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë duket se janë edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Disa prej tyre do të udhëtojnë me makinë, pasi do të ndjekin Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, përveç ndeshjes hapëse me Italinë, edhe ato me Spanjën dhe Kroacinë. Për këtë arsye edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në parlament.