Sot është ekuinoksi pranveror, i cili shënon fillimin e pranverës ‘astronomike’. 

Më në fund është koha për të paketuar palltot, kapele dhe shallrat dimërore – Pranvera ka ardhur zyrtarisht!

Sot është ekuinoksi pranveror, i cili shënon fillimin e pranverës ‘astronomike’. 

Pikërisht në orën 15:33 GMT sot, dielli do të kalojë drejtpërdrejt mbi ekuator, duke sjellë barazi mes ditës dhe natës.

“Ekuinoksi i marsit – i quajtur edhe ekuinoksi pranveror – është fillimi astronomik i stinës së pranverës në hemisferën veriore”, shpjegoi NASA . 

Stinët janë të kundërta në hemisferën jugore ku do të jetë vjeshta.

Të gjithë e dimë se Toka ka katër stinë – dimër, pranverë, verë dhe vjeshtë.

Por a e dini se planeti ynë në fakt ka dy lloje të çdo stine?

‘Stinët meteorologjike’ ndjekin ndryshimin e kalendarit, nga muaji në muaj, dhe bazohen në ciklin vjetor të temperaturës.

Për shembull, ‘pranvera meteorologjike’ fillon më 1 mars dhe përfundon më 31 maj të çdo viti.

  • Megjithatë, ‘stinët astronomike’ ndodhin për shkak të animit të boshtit të Tokës dhe pozicionit të planetit tonë gjatë orbitës së tij rreth diellit.

Në orën 15:33 GMT sot, Dielli do të kalojë drejtpërdrejt mbi ekuator, duke sjellë pothuajse sasi të barabarta të ditës dhe natës në të gjitha pjesët e Tokës. 

Në ekuator do të ketë rreth 12 orë ditë dhe 12 orë natë.

“Ekuinokset dhe solsticet shkaktohen nga animi i Tokës në boshtin e saj dhe nga lëvizja e pandërprerë që ajo ka gjatë rrotullimit rreth Diellit”, shpjegoi NASA.

“Mendoni për to si ngjarje që ndodhin ndërsa planeti ynë bën udhëtimin e tij rreth Diellit.”

Nëse jetoni në veri të ekuatorit, Ekuinoksi i Pranverës do të sjellë lindjet e diellit më herët dhe perëndimet e mëvonshme.

Në të kundërt, njerëzit që jetojnë në jug të ekuatorit do të përjetojnë lindje të mëvonshme dhe perëndime të hershme.

Fillimi i pranverës mund të jetë një nga tranzicionet më të njohura midis stinëve, pasi ditët fillojnë të zgjasin dhe temperaturat ngrohen”, shpjegon The Met Office.

“Ndonjëherë pa e ditur fare, ne shpesh i përcaktojmë stinët në mënyrë fenologjike.

“Kjo i referohet treguesve biologjikë, veçanërisht lulëzimit ose shfaqjes së bimëve të caktuara, ose aktiviteteve të kafshëve të caktuara.

“Vetë origjina e frazës ekuinoks pranveror gjithashtu aludon për këtë me “vernal” që vjen nga latinishtja vernus që do të thotë lulëzim.

  • Nëse jeni në hemisferën veriore, shikoni Diellin teksa perëndon pak më larg në veri në horizont çdo mbrëmje deri në solsticin e qershorit – kur Dielli ndryshon drejtimet, duke u kthyer përsëri në jug”, shtoi NASA.

“Gjithashtu, dilni jashtë për të shijuar motin më të ngrohtë dhe dritën e zgjatur të ditës!”

 

Author: jehona