Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani ka folur rreth nisjes së lidhjes së saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo ka theksuar se kjo ka qenë lidhja e parë serioze për të duke shtuar se jeta e saj ka ndryshuar shumë kur kjo marrëdhënie u bë publike.
Në emsionin “Goca dhe Gra”, ku ajo është edhe moderatore, u diskutua pyetja “Kush janë gjërat që do të dëshironim t’i dinim më parë në jetë?”.
Duke folur rreth temës, Mevlani shprehu se ishte një “vajzë naive para se jeta e saj të ndryshonte” kur lidhja me Shkëlzen Berishën u bë publike.
Blogerja shtoi se kjo gjë e ka bërë të kuptojë se shoqëria e saj funksiononte ndryshe, pasi sipas saj qarkulluan lajme nga jeta e saj personale të cilat ajo i kishte folur vetëm me njerëz të afërt.
“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze. Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksionin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt.”, rrëfeu ajo.
Ndër të tjera ajo dha edhe një këshillë për vajzat e reja, ku shprehu se “nuk duhet të kenë besim të madh dhe të tregohen të zgjuara.”
“Ajo që unë do ti thoja vajzave të reja, të paktën për sa i përket eksperiencës time është që të besojnë shumë pak, të tregohen shumë të zgjuara dhe të jenë shumë të fokusuara te jeta e tyre intime. Është një shprehje që thotë “mos tregoni rrogën, jetën intime dhe projektet e ardhshme”. Sidomos dhe projeket e ardhshme kanë qenë diçka që mua më është sabotuar për shkak se unë kam folur me të tjerë në lidhje me plane, projekte ose gjëra të mia personale. Ndoshta unë e kam ndier më shumë sepse jam person publik sepse dikush tjetër ndoshta edhe s’do iu kishte marrë vesh, por kështu funksionon”, tha ajo./shqiperiaime.com.al