Shpat Kasapi i jep fund beqarisë

Pak kohë më parë u zbulua se këngëtari shumë i pëlqyer nga publiku, Shpat Kasapi është në një lidhje dashurie.

Ai u kap mat me një vajzë të quajtur Selvije, teksa ndodheshin në një lokal në Shkup.

Më pas lidhja u konfirmua nga vetë Shpati, i cili nuk i ka kursyer dedikimet plot dashuri.

Së fundmi, këngëtari ka dhënë një lajm shumë të bukur: ai dhe Selvija janë fejuar!

Shpati ka publikuar në Instastory një foto të dorës së tij dhe të partneres, ku bien në sy unazat e tyre.

“24 dhjetor, 2020”, ka shkruar këngëtari krahas fotos, shoqëruar me emojin e një unaze.

Image

Author: admin