Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar sërish përmbytje në Shkodër. 1920 hektarë tokë janë nën ujë. Nga këto, në Njësinë Administrative të Ana Malit është përmbytur 1100 hektarë tokë.
- Në Dajç, rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat, ku sipërfaqja e tokës së përmbytur është rreth 300 hektarë.
- Në Bërdicë, toka e përmbytur është 200 hektarë, në Gur i Zi toka e përmbytur 170 hektarë, në Velipojë 150 hektarë.
- Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete të ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.
Njoftimi
1.Kuota Drin 6.80 m (e rritur 1 m me oren 16.00 të ditës së mërkurë) 7.50 m kuota max.
- Kuota Liqen 8.55 ( e rritur me 40 cm) 8.70 m kuota max.
- Ndryshe nga një ditë më parë ku kishim 600 Ha, këtë të enjte sipërfaqja e përmbytur ka shkuar 1920 Ha.
3.Ana Malit ka të përmbytura 1100 ha.
4.Në rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete të ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake ( 1 mjet me 4 forca ne dispozicion)
5.Ujesjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.
6.Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, sip toke rreth 300 ha.
7.Berdice 200ha, Guri Zi 170 ha, Velipoje 150 ha.
8.Rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rreshqitjet e dherave. Strukturat e EC Bashkia Shkoder janë në terren për monitorimin e situatës.