Sekret ushtarak!

Nga Pëllumb Nako

Nuk e di se sa persona e dinin që fabrika e municioneve në Gramsh ishte në punë përsëri dhe jam i bindur se askush nuk e di se çfarë prodhohet aty ( nëse prodhohet). Ngjarja me spiunët rus na bëri të ditur të gjithëve, me plot profesionalizëm, nëpërmjet medias ,se aty do të prodhohen fishekë 5.56 në përdorim nga disa vende të NATO-s. Lajmi jepet nga një burim i besueshëm brenda ushtrisë dhe mori dhenë. Njëlloj sikur t’i thuhej agjentëve rusë :   ” Po ju kot shkoni në Gramsh. Lexoni shtypin që i referohet burimeve të sigurta anonime brenda ushtrisë dhe gjithçka bëhet më e thjeshtë.”

NATO!!

Author: jehona