Recete Gatimi/ Tradita turke. Pilaf Ali Pasha

Përbërësit:

* oriz, 3 filxhanë çaji
* mëlçi pule, 120 g
* lëng mishi, 6 filxhanë çaji
* gjalpë, 1 filxhan çaji
* bajame, 100 g
* qepë, 2 kokrra mesatare
* rrush i thatë, 20 g
* pak kanellë

Përgatitja:

Pastrohet orizi e lihet në një anë. Bajamet e qëruara nga lëvozhga hidhen përreth 5 minuta në ujë të nxehtë, pastaj kullohen dhe u hiqet cipa duke i fërkuar me dorë.

Rrushi i thatë në qoftë se është me tara lihet për disa minuta në ujë të nxehtë. Pastaj kullohet dhe hiqen farat me kujdes.

Mëlçitë e pulës priten në copa të vogla.

Shtohen në të mëlçitë e prera dhe kaurdisen së bashku për disa minuta, pas pak shtohen bajamet e zbardhura e të grira me thikë si dhe rrushi i thatë. Në këtë shtohet orizi i pastruar dhe vazhdohet kaurdisja derisa orizi të nxehet mirë.

Hidhet kripa e nevojshme si dhe lëngu i mishit (ose i pulës). Përzihet mirë.

Mbulohet tenxherja me kapak dhe vendoset mbi sobë (në zjarr të ngadaltë) për rreth gjysmë ore.

Author: jehona