Përbërësit:
3-4 peshq të plotë, bashkë me kokën, lëkurën dhe halat
3 lugë gjelle me vaj ulliri
2 qepë të grira
1 karrotë e prerë
3 shirita selinoje të copëtuara
4 thelpinj hudhër
1 copë e vogël xhenxhefili e grirë
Një tufë majdanoz
1 gjethe dafine
3 litra ujë
Kripë
Përgatitja:
Hidhni vajin e ullirit në një tenxhere dhe kavërdisni perimet për 30 minuta deri sa të zbuten dhe lërini mënjanë.
Shtoni në tenxhere uthullën e mollës, peshqit dhe ujin. Ziejini së bashku. Me një lugë druri hiqni shkumën dhe mbetjet e padëshiruara që ngjiten në sipërfaqe.
- Që të përftohen vlerat më të mira, zierja duhet të jetë e ngadaltë dhe të zgjasë deri në dy orë. Një pjesë të lëngut në tenxhere mund ta ndani mënjanë dhe ta përdorni në gatime që duan lëng peshku për bazë.