Recete Gatimi – Qumështor me petë dhe sherbet

Nga Etleva Hoxha

Mjeshtre guzhine

Qumështori me petë dhe sherbet është një ëmbëlsirë tradicionale shqipetare qe konsumohet në çdo kohë, sidomos pas një vakti të plotë dreke apo edhe darke. Patjeter shërbehet në raste festash e gëzimesh familjare, Qumështori  ka nje shije specifike dhe eshte tejet i pelqyeshem, përgatitet lehtësisht në shtëpi.

Përgatitja (Në shtëpi)

Përbërësit  për 4-5 persona

Kremi

  • 2 kokrra vezë
  • 5 lugë gjelle sheqer
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 filxhan çaji me qumësht
  • Pak vanilje

Petët

  • 2 filxhanë çaji miell
  • 5-6 lugë gjelle me gjalpë të freskët

Shurupi

  • 2 gota ujë me sheqer
  • 1 gotë e gjysmë me ujë

Përgatitja

Zihet brumi. Ndahet në pjesë të barabarta të punuara në formë topi, nga të cilat përgatiten petët. (këto hapen me dorë në tavolinë ose me petës)

Petët pasi janë hapur lihen të thahen pak, pastaj priten në madhësi pak më të mëdha se madhësia e tepsisë. Lyhet tepsia me gjalpë, shtrojmë gjysmën e sasisë së petëve duke i spërkatur me gjalpë. Hidhet mbi të kremi, sheshohet dhe mbi të shtrohen petët e tjera të skërkatura me gjalpë.

Anët e tepërta të petëve që mbeten jashtë tepsisë mbështillen nga brenda. Lyhet sipërfaqja me gjalpë dhe piqet.

  • Pas pjekjes ftohet dhe pritet në copa.

Në fund i hidhet shurup i vakët dhe i trashë si i bakllavasë.

Sipas preferencës kur ta servirni mund t’i shtoni sipër disa feta të holla bajamesh.

Përgatitja e kremit

Në një tenxhere hedhim vezët, sheqerin, pak qumësht dhe rrihen mirë duke shtuar miellin e situr.

Pastaj shtohet qumështi i nxehtë duke e trazuar vazhdimisht dhe vihet në zjarr që të marrë valë, pa ndërprerë të trazuarit.

Hiqet nga zjarri, shtohet vanilje e holluar në qumësht dhe hidhet në enë tjetër që të ftohet

Author: jehona