Nga Etleva HOXHA
Qumështori me Petë dhe Sherbet është një ëmbëlsirë e mrekullueshme për t’u konsumuar në çdo kohë, sidomos pas një vakti të plotë dreke apo edhe darke.
Shërbehet edhe në raste festash e gëzimesh familjare.
Përgatitja e kësaj ëmbëlsire unike mund te behet krejt lehtësisht në kushte te shtëpise.
Përgatitja e Qumështorit me Petë në Shtëpi
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
Për Kremin
- 2 kokrra vezë
- 5 lugë gjelle sheqer
- 2 lugë gjelle miell
- 2 filxhan çaji me qumësht
- Pak vanilje
Për Petët
2 filxhanë çaji miell
5-6 lugë gjelle me gjalpë të freskët
Për Shurupin
- 2 gota ujë me sheqer
- 1 gotë e gjysmë me ujë
Përgatitja
Zihet brumi. Ndahet në pjesë të barabarta të punuara në formë topi, nga të cilat përgatiten petët. (këto hapen me dorë në tavolinë ose me petës)
Petët pasi janë hapur lihen të thahen pak, pastaj priten në madhësi pak më të mëdha se madhësia e tepsisë.
Lyhet tepsia me gjalpë, shtrojmë gjysmën e sasisë së petëve duke i spërkatur me gjalpë.
Hidhet mbi të kremi, sheshohet dhe mbi të shtrohen petët e tjera të skërkatura me gjalpë.
Anët e tepërta të petëve që mbeten jashtë tepsisë mbështillen nga brenda.
Lyhet sipërfaqja me gjalpë dhe piqet.
Pas pjekjes ftohet dhe pritet në copa.
Në fund i hidhet shurup i vakët dhe i trashë si i bakllavasë.
Sipas preferencës kur ta servirni mund t’i shtoni sipër disa feta të holla bajamesh.
Përgatitja e kremit
Në një tenxhere hedhim vezët, sheqerin, pak qumësht dhe rrihen mirë duke shtuar miellin e situr.
Pastaj shtohet qumështi i nxehtë duke e trazuar vazhdimisht dhe vihet në zjarr që të marrë valë, pa ndërprerë të trazuarit.
Hiqet nga zjarri, shtohet vanilje e holluar në qumësht dhe hidhet në enë tjetër që të ftohet.