Dredhaniku me arra dhe shërbet është një specialitet i amvisave pogradecare, të cilat jetë e mot e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë në rasta të veçanta festash apo edhe gëzimesh familjare .Krejt e lehtësishm per t’u pergatitur në kushte shtëpie.
Përgatitja
Përbërësit
(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës, më poshtë përbërësit janë për 12 dredhanikë)
- 3 petë të gatshme ëmbëlsirash
- 1 flxhan çaji me arra të thërrmuara
- Gjysmë filxhani çaji me gjalpë të shkrirë
- Thelpinj arrash
Për shërbetin
- 1 gotë sheqer
- 2 gota ujë
- Pak lëkurë limoni të grirë ose lëkurë portokalli
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- Një lugë gjelle kanellë
Përgatitja
- Hapim petën e parë dhe e lyejmë me gjalpë të shkrirë përmes një furçe kuzhinë.
- Hedhim një pjesë të arrëve të thërrmuara dhe më pas petën e mbledhim në formën e rolesë.
Më pas, ju këshillojmë që rolenë ta prisni në katër pjesë me gjatësi 10 centimetra dhe secilën prej pjesëve e mbledhim në formë rrumbullake duke i vendosur një thelpi are në mes.
Kështu vijojmë edhe me dy petat e tjera.
Dredhanikët i vendosim në një tavë dhe i lyejmë sipër me gjalpë përmes furçës së kuzhinës.
I vendosim në furrë të parangrohur dhe i lëmë të piqen përreth 20 minuta derisa sipërfaqja e dredhanikëve të bëhet e kuqërremtë.
- Nga ana tjetër përgatisim shërbetin. Hedhim ujin, sheqerin dhe i lëmë të ziejnë derisa shërbeti të lidhet.
Në fund i shtojmë lëkurën e grirë të portokallit apo limonit, kanellën dhe lëngun e limonit.
Shërbeti lihet që të vaket dhe hidhet mbi dredhanikët kur këta të fundit të jenë të vakët gjithashtu.