Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i kritikuar nga mediat perëndimore se ka bërë një sy qorr ndaj regjimeve autokratike në rajon, teksa vjen në Tiranë për samitin mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Ai u prit nga ministrja Elisa Spiropali.
Nga ana tjetër, një foto e orës katër të mëngjesit, tregon aeroportin e Rinasit të mbushur plot me shqiptarë që presin të largohen nga vendi.
- Samiti mbahet në një kohë kur shpopullimi masiv është drama më e madhe e shqiptarëve.
Të gjithë të dhënat flasin për një eksod që është përshpejtuar pasi Edi Rama mori mandatin e tretë. Opozita thotë se Rama e grabiti këtë mandat, ndërsa do protestojë sot kundër Ramës, të cilin e akuzon si hajdut votash.