POEZI nga Shaban Lleshi
VASHËZO…
Vashëzo e lumit – o
I bën naze djalit – o
Më del herët që pa gdhirë
Moj bel-hollë e vetull – nxirë
…
Moj e bukur naze madhe
Djemt seç i tërbove fare
I tërbove djemt ti shumë
Edhe natën i le pa gjumë.
…
Poshtë dritares të përgjojnë
Serenatë per ty kendojnë
Moj e bukur si lastari
Dogje djemt pa ardh behari!
BRAKTISJE…
Ku janë fshatrat plot me jetë,
pse po m’duken si të shkretë.
Brezi i ri iku…shkoi në kurbet,
po largohen prej vendit të vetë.
…
Dikur kemi patur dashuri të madhe
Tani jemi në botë me halle
Është ndarë djali nga nëna,nga babai
Ësht ndarë motra, nga vëllai !
…
Ju fëmijët tanë mos e harroni
Por gjithmonë nënën dhe babën kujtoni
Mos harroni shtëpi e vatanë,
zemrat i mbani pranë e pranë.
GJYSHES TIME
Gjyshja ime, nënë e mirë,
për ne ishe dritë në errësirë.
Na mbaje në prehër, në krahë,
dhe ne të duam sa më sʼka
…
Ti moj gjyshe me plot halle
Na tregoje histori të madhe
Ti na tregoje përralla e legjenda,
T’i dëgjonim na e kishte ënda
…
Por tregoje dhe vuajtje e mundime,
për t’i mbajtur si kujtime
Ti moj gjyshe me plot rrudha ,
ti na ke treguar vite dhe periudha.
…
Ke vuajtur shumë,
në shumë drejtime
Më dhëmb shpirti
kur i kujtoj gjyshe, e mira ime.