Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj doli në një komunikim me mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar ku ai u përplas me ish kryeministrin Berisha.
Alibeaj ishte duke folur për nevojën e bashkimit të demokratëve kur u pyet nga gazetarja se sa deputetë mendonin si ai.
Pas shpinës së Alibeajt ishte duke kaluat deputeti i Fierit, Luan Baçi, i cili ndërhyri duke thënë se Alibeaj ka me vete vetëm Gazmend Bardhin.
Ndërhyrja e Baçit nuk ka kaluar pa ironi nga Alibeaj.
Replikat
Alibeaj: Kushdo ka detyrimin që ta kërkojë bashkimin sepse ua kemi detyrimin demokratëve tanë. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi, edi Rama fërkon barkun.
Gazetarja: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?
Luan Baçi: Vetëm Bardhi (sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi).
Alibeaj: Ja e patë një zë, ja ky është një zë që është bashkimi.
Gazetarja: Edhe zoti Bardhi vetëm një gjuhë ka përdorur dje në rrjetet sociale.
Alibeaj: Nuk është e mirë. Sepse po vendosëm se sa mbështesin, vetëm celebrojmë ndarjen. Kjo nuk është e mirë./Shqiperiaime.com.al