Partizani per të 18_in, Egnatia për t’u futur në histori

Ora e së vërtetës:

Sonte luhet finalja e madhe e “Final Four”, ku përballë do të jenë Partizani e Egnatia. Në stadiumin “Air Albania” do të vendoset gjithçka teksa dy skuadrat më të mira të gjithë sezonit do të diskutojnë për herë të dytë, këtë sezon, një finale të madhe, pas asaj të SuperKupës që u zhvillua më 20 dhjetor 2023.

Në atë sfidë triumfoi Partizani me rezultatin minimal 1-0, edhe pse nuk u evidentuan diferenca të mëdha në fushë. Ndeshja finale e “Final Four” do të jetë akoma më speciale. Në stadiumin “Air Albania” pritet një atmosferë fantastike. e Për ta zhveshur ndeshjen nga polemikat, drejtësinë në fushë do të vendosë një nga arbitrat më të mirë në botë si Anthony Taylor.

Partizani drejt finales së madhe të titullit vjen me objektivin e qartë, për të mbrojtur kurorën e kampionit. Një arsye e madhe për të besuar është forma e mirë që po kalon skuadra e Orges Shehit. Gjashtë fitore radhazi në ndeshjet e fundit dhe tani të kuqtë janë në kërkim të “mrekullisë” së shtatë që do t’i jepte titullin e 18-të në histori.

Në anën tjetër, Egnatia në këtë sfidë vjen më e motivuar se kurrë për të shkruajtur historinë. Një sezon fantastik i dominuar nga rrogozhinasit që triumfuan edhe në Kupën e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Egnatia i ka të gjitha mundësitë dhe të dielën në “Air Albania” do të kërkojë lavdinë.

Finalja e madhe për titullin kampion Partizani – Egnatia, do të luhet vetëm dy ore me pas  në orën 19:00. Një mbrëmje për të mos u humbur, e gjitha për t’u shijuar.

 

Author: jehona