Me 72 vota pro dhe 2 abstenim, deputetët e Partisë Socialiste votuan ligjin që rikthen bastet online. Votimi u krye në një seancë të zhurmshme për shkak të protestës së opozitës që pengoi fjalimet në seancë.
Duhet thënë se seancën e kaluar projektligji për bastet online nuk u miratua për arsye që nuk dihen. Ndërsa seancën e sotme deputetët kanë miratuar projektligjin që ende nuk dihet nëse ka ndryshuar apo jo.
Gjithsesi tashmë kompanitë e basteve online mund të bëjnë aplikimet për licensë, ndërsa pritet që së shpejti të vihen në punë aplikacionet që do të mundësojnë lojën e kumarit në çdo telefon.