Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit ku herë pas here vranësirat zhvillohen duke gjeneruar shira të përkohshëm, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore.
- Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin ku sërish mbeten të rrezikuara nga shirat zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm temperaturat në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimale dhe deri në 25°C maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.