
Paraditen e kësaj të premteje është mbledhur Komisioni i Posaçëm, i cili drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
Opozita ka bojkotuar mbledhjen e këtij Komisioni të Posaçëm, i cili ka si synim të thërrasë në Apel institucionet e shtetit.
Ashtu siç paralajmëruan, anëtarët e komisionit nga radhët e opozitës nuk u paraqitën në Kryesinë e Kuvendit.
Kjo është mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm, ku do të bëhet konstituimi i tij.