“Unë jam këtu. Nuk i dorëzojmë armët. Do ta mbrojmë vendin tonë, të vërtetën, tokën dhe fëmijët tanë.”-kështu do të shprehej në një nga mesazhet e tij të para presidenti Zelenskyy, i cili në deklaratat e vazhdueshme në llogarinë e tij në Tëitter ka bërë të qartë që as ai dhe as familja e tij nuk do të largohen nga Kievi. E ndërsa kreu i shtetit ukrainas koordinon ushtrinë, zonja e parë e vendit, Olena Zelenska, është bërë personazh po aq i lakuar si i shoqi. Në profilin e saj në Instagram, ajo poston vazhdimisht mesazhe solidariteti, mbështet luftëtarët dhe u drejtohet ukrainase.
Së fundmi ajo ka publikuar fytyrat e disa grave ukrainase: luftëtare, nëna, punëtore, mjeke, vullnetarë shpëtimi. “Përulem para jush, bashkëatdhetaret e mia të jashtëzakonshme. Para luftës (e di, tingëllon ende e pazakontë të thuhet), dikur kam shkruar se në Ukrainë ka 2 milionë gra më shumë gra se burra. Këto janë vetëm statistika, por tani marrin një kuptim krejtësisht të ri. Sepse do të thotë që edhe opozita jonë aktuale ka një fytyrë veçanërisht femërore”. –shkruan ajo.
Olena Zelenska është 44 vjeç dhe e përshkruan veten si një person i rezervuar. “Preferoj të jem prapa skenave.”, tha ajo për “Vogue Ukraine” gjatë një interviste. “Burri im është gjithmonë në vijën e parë, ndërsa unë ndihem më rehat në hije. Unë nuk jam shpirti i festës, nuk më pëlqen të tregoj batuta. Nuk është në karakterin tim. Por unë kam gjetur arsyet e mia për t’u ekspozuar publikisht. Një nga këto është mundësia për të tërhequr vëmendjen e njerëzve ndaj çështjeve të rëndësishme sociale”.-tregoi ajo.
Olena dhe Zelenskyy, janë të martuar që nga viti 2003, ndajnë të njëjtin pasion për artin dhe komunikimin. Nëse ai ka një historik si aktor humori, ajo pavarësisht diplomës së saj në arkitekturë,o ka punuar gjithmonë si skenariste pa hequr dorë nga angazhimet si Zonjë e Parë e vendit.
Olena, tha se fillimisht nuk ishte në favor të zgjedhjes së Zelenskyy-t për t’u futur në politikë, megjithatë ajo jo vetëm e mbështeti atë, por ishte mbështetja e tij kryesore për ndërtimin e një të ardhmeje demokratike për qytetarët ukrainas. Ishte ajo, për shembull, që në vitin 2019, menjëherë pas fitores së të shoqit, gjatë një fjalimi në Kongresin e tretë të Grave të Ukrainës, filloi t’i bashkohej nismës së G7-s për barazinë gjinore./Burimi “COSMOPOLITAN ITALIA”/asutimes.com