Edhe pse merkato është mbyllur Partizani vazhdon të mendojë për është për forcimin prespektiv të ekipit. Pranë ekipit është afruar mbrojtësi 19 vjeçar Steven Havales i cili është produkt i akademisë së Baselit. Ka kohë që mbrojtësi ka dale në stërvitje dhe deri tani është aktivizuar me moshat e U 19 dhe gjasat janë se e ka kaluar “klasën” për të qene pjesë e “big”_ve.
Havales është rritur në Australi por është me origjinë greke. Mbrojtësi ka dalë nga ekipet e të rinjve të Melbourne Victory, aty ku Besart Berisha bëri histori, dhe bëri hapin e madh me kalimin në Europë në akademinë e Baselit.
Deri tani ai ka luajtur për moshat U-19 dhe tashmë do të veshë ngjyrat e Demave për t’i ndihmuar ata të arrijnë objektivat e tyre. Havales shihet si përforcim për të ardhmen dhe së bashku me Marcelino Prekën e Paolo Buxhelajn mund të formojnë një nga partneritetet më të reja në Superiore.