
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas dëgjesës publike të kryeministrit Rama me drejtuesit e federatave sportive për rihapjen e basteve online.
Përmes një postimi në Twitter, Braçe shkruan nga “Fundi i marrëzisë” tek “Marrëzia pa fund” referuar kështu operacionit të Partisë Socialiste në vitin 2018 për mbylljen e pikave të basteve online. Sipas tij, të njëjtët njerëz që kanë marrë peng sportin flasin sot në emër të tij dhe e përdorin atë për bastet e tyre.
“NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”; të njëjtët njerëz- te njëjtët udhëheqës, te njëjtët vendimmarrës; Por edhe te njëjtët palaço qe kane marre peng sportin, flasin në emër te sportit dhe përdorin sportin për BASTET E TYRE!”, shkruan Braçe në Twitter.