Akrepat e orës këtë fundjavë do të shkojnë 1 orë përpara.
Këtë të dielë akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara, duke bërë të mundur fitimin e një ore dritë më tepër në mbrëmje.
- Ora ligjore do të rikthehet në natën mes 25 dhe 26 Marsit, ajo do të qëndrojë në fuqi deri në datën 29 tetor.
Ndryshimi i orës prej disa vitesh ka qenë pjesë e diskutimeve në nivel evropian dhe pas konsultimit publik të vitit 2018, deputetët votuan një rezolutë për t’i dhënë fund ndryshimit të orës stinore duke nisur nga vitit 2021. Por për t’u bërë direktivë evropiane, duhet të vlerësohet dhe aprovohet edhe nga Këshilli Evropian, gjë që ende nuk është përmbyllur.
Te vetmet vende të koninentit evropian që e kanë refuzuar ndryshimin e orës dhe mbajtjen gjatë gjithë vitit të asaj diellore, janë Rusia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Islanda dhe Armenia.
- Ndërsa SHBA do të anulojnë përgjithmonë ndryshimin e orës në Tetor të 2023 me anë të ‘Sunshine Protect Act