NËSE NJË DITË…- Poezi nga Mimoza NEBIAJ

NËSE NJË DITË…

Nëse një ditë
Nuk do më shikoni,
Dhe me sy të më kërkoni,
Mos u alarmoni…

Nëse nuk do më shihni
Në rrugët e qytetit tim,
Unë jam nisur për shtegtim…
Nëse nuk më shikoni
Që nuk kam shkruar,
Vdekjen kam përqafuar,

Se ashtu si të tjerë,
Jam larguar nga kjo jetë…
Nëse” malli” për mua
Do ju marrë… une shkrimet
I kam lënë…
Ato kanë shumë për të thënë.

Nëse ma shkulin zemrën,
Ajo do të kulloj gjak…
Nëse ma shkulin zemrën,
Ajo më nuk do të rrah…
Nëse ma dërrmojnë zemrën,
Dhe me thonë pa ndalu pak.

Kujt po ja thurr vargjet
Që i thua me aq “zjarr”…
Do t’ju thosha se e kam në zemër!
Brenda është me zemrën bashkë…
Vetëm për një gjë do më mbetet merak
Për jetën që jetova,
Vetëm lot orë e çast…
Por të gjithë jemi bijtë e vdekjes,
E kam thënë dhe me pare.

Ç’dokush është banor i saj,
Nuk ka forcë që e ndal…
Po kjo qenka shumë e fortë,
Dhe nuk pyeska më për radhë…

Nëse do të iki…
Vetëm për një çast,
Do të them vetëm një fjalë,
Pa m’u dridhur qerpiku aspak:
“BEXHET DHE MIMOZA”…
Përjetësisht bashkë….!!!

Author: jehona