Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë ditës së premte.
- Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 13 deri 32°C
Në zonat e ulëta 15 deri 36°C
Në zonat bregdetare 17 deri 34°C