Ditën e sotme do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.
-
Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive.
Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë.