Një masë ajrore e ngrohtë dhe e lagësht nga jug-jugperëndimi i Europës do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente.
Herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në qendër të Shqipërisë.
Parashikohet që gjatë orëve të vona të natës të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme vetëm skajin veri-veriperëndimor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në vlerat minimale por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur 4°C minimalja deri në 16°C maksimalja në rang vendi. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.