Mimoza Nebiaj -Më lodhi sëmundja nënë….

Më lodhi sëmundja nënë….

Ky duhet të ishte sot inversi i të famshmes këngë “Më lodhi kurbeti nënë” të asaj kënge që bëri aq bujë në atë kohë të fillimkurbetit. Është kurbeti kjo plagë që jo vetëm nuk sherohet, por që ka hapur metastazat duke e asfiksuar do ditë këtë vend.

  •  Në kushtet  e pamundesisë shëndetësore është koha që solidariteti jonë tradicional ti gjendet pranë kësaj krijese të pafajshme, kësaj poete kaq të talentuar që lëngon nga privimi i asaj që është e drejt njerëzore, të jetuarit duke “krijuar”

Jo rrallë ndodh që pamundësia për të jetuar të kthehet në monotoni ku të bënë të mendosh si e si të gjesh një mënyrë për të zgjidhur hallet gjate jetes…

Poetja Mimoza Nebiaj jeton ne fshatin Valare te Gjirokastres. Ajo është autore e librit “Trishtë edhe Ndjenjë” ku me vargun e saj ajo trajton lirika  jetësore, trajton ajo që ndien përtej një afeksioni poetik.

Por pamundësia e saj për të blerë ilacet e bënë akoma më të trishtë rrëfimin e saj prandaj është koha  që të bëhemi bashkë dhe cilido që ka mundësi të ndihmojë sipas mundësive.

Edhe stafi i “JEHONA.Info”, solidarizohet me autorin duke kontribuar modestësisht sipas mundësive

Fatos Lamaj  

 

Author: jehona