MIMOZA ne muajin e MIMOZAVE (Poezi)

Poezi te perzgjedhura nga libri  “Nje grusht mall” te poetes Mimoza Selmani, perfaqesuar ne ANTOLOGJINE E POETEVE MBAREKOMBETAR

PRAPË, KËSHTU DO ZGJIDHJA

Nuk di në u zgjodhëm,
A fati vetë na zgjodhi,
Por di që ndodhi,
Mbrekullisht ndodhi…

Nuk di në qe,
A qesh me fat !
Por di që ty do të zgjidhja
Prap, e prap, e prapë !

ME FAL ….QË NUK DI TË TË DUA ..!

Ti njoh sytë e dashuruar,
Ti njoh prekjet nëpër duar,
Ti njoh pritjet për një puthje,
Ti njoh dhimbjet gjer n’këputje…

Më fal …që nuk mund të të dua,
Ashtu ,siç më don ti mua .

Ta kam parë lotin e fshehur,
Ta kam ndjerë zërin e dredhur,
Ti kam ndjerë duart që dridhen,
Ti kam parë buzët që mblidhen…

Më fal …që nuk mund të të dua,
Ashtu ,siç më don ti mua.

Ti kam ndjerë dhimbjet e ëndërrës,
Ti kam ndjerë rrahjet e zemrës,
Ta kam ndjerë mungesn e frymës,
Ta kam ndjerë krrusjen e shpinës…

Më fal …që nuk mund të të dua,
Ashtu, siç më don ti mua.

Ta kam prek ballin e ftohtë,
Ta kam fshi lotin e ngrohtë,
Ta kam ndjerë dhimbjen në shpirt,
E me t’dasht, prap nuk kam ditë…!

Më fal ….që nuk di të të dua,
Ashtu, siç më don ti mua .

SERVILIT!
Përditë do ngjitesh lart e më lart,
Këpucë,e këmbë duke lëpirë,
Do ngjitesh shkallët një e nga një,
Si zhabë e shtypur,e pështirë.
O si një gjarpër do zvarritesh,
Ashtu, zvarrë, shkallët do i ngjitësh,
Me mjaltin në gojë e lule në duar,
Me helmin brenda për të helmuar.

Author: jehona