KRYETARI I FONDACIONIT ALSAR Mehdi GURRA, VIZITON KRYETARIN E TİKA-s në ANKARA

Kryetari i Fondacionit “ALSAR” Z.Mehdi Gurra zhvilloi më datë 13 shkurt 2024 një vizitë zyrtare në Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, “TİKA” në qytetin e Ankarasë në Turqi.

Ai është pritur nga Kryetari i Agjencisë “TIKA” Z. Serkan Kayalar . Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe tepër miqësore.

Në bisedë janë diskutuar një sërë çështjesh, duke nisur nga kontributi i Agjencisë Shtetërore Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), që operon në Shqipëri, i cili vlerësohet si një nga shembujt konkretë e më shprehës të dashamirësisë, miqësisë që ka populli dhe shteti Turk ndaj Shqipërisë, si dhe te zhvillimi i marrëdhenieve të bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta ndërinstitucionale me karakter kulturor, zhvillimor e humanitar me synimin për ti shërbyer në këtë mënyrë zhvillimit të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet dy vendeve tona.

Kryetari i Fondacionit Z. Mehdi Gurra, nga ana e tij duke i uruar suksese në detyrën e re Kryetarit të Agjencisë “TIKA” Z. Serkan Kayalar, i shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Agjencia Shtetërore Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), ka ofruar në Shqipëri.

Ndër të tjera Kryetari i TİKA-s Z.Kayalar vlersoi kontributin dhe aktivitetin e Fondacionit ”ALSAR”të zhvilluar ndër vite si në fushën humanitare por edhe në fushën kulturore dhe veçanërisht shprehu vlerësime të thella mbi angazhimin dhe kontributin e Fondacionit ”ALSAR” në ndihmë të popullit vëlla turk me rastin e tërmetit të 6 shkurtit 2023.

Pas takimit me Kryetarin e TİKA-s, Kryetari i Fondacionit ”ALSAR’ Z.Mehdi Gurra u takua edhe me Nënkryetarin e TİKA-s Z.Mahmut Çevik. Z.Gurra e falenderoi Nënkryetarin Z.Mahmut Çevik për kontributin e tij të çmuar në ndihmë të Shqipërisë.

 

 

Author: jehona