Bora zbardhi dhe malin e Tomorrit.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka publikuar fotot të malit me majën më të lartë 2416 metra ku ngrihet edhe teqeja e bektashinjve.
Livadhet malore janë të mbuluara me borë.
- Sipas meteoalb moti sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin tonë, Ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Jugore.
Herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe izoluara, më të dukshme në zonat Juglindore dhe ekstremin Jugor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C
Çdo vit Mali i Tomorrit është vend pelegrinazhi nga 18 gushti dhe kulmon më 25 Gusht me praninë e mijëra vizitorëve.