“Lot Malli” kështu titullohet kënga më e re nga këngëtarja Raimonda Kovaçi”

“Lot Malli” është projekti më i fundit muzikor nga këngëtarja bukuroshe Raimonda Kovaçi.

Sapo është publikuar kënga “Lot Malli” nga këngëtarja Pukjane Raimonda Kovaçi, një këngë shumë e bukur e cila prek një temë mjaft delikate të shoqërisë Shqiptare, siç është kurbeti një plagë e cila thellohet gjithnjë e më shumë me ikjen e brezit të ri.

Zëri i ëmbël  dhe prezenca plot sharm dhe hijeshi e këngëtares bukuroshe Raimonda Kovaçi, kombinuar me një tekst të thurur mjeshtërisht nga poeti i mirënjohur Ramazan Çeka, me një realizim perfekt muzikë, kompozim, video  nga Mario Marku sollën këtë këngë e cila premton sukses.

Duke i uruar suksese të mëtejshme këngëtares Raimonda Kovaçi ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni këngën “Lot Malli” 

Author: admin