Lëri…
Lëri përballë teje të rrinë të gjithë…
Edhe ata që të zhgënjyen Lëri…
Ti mos e ul shikimin,
qerpik mos luaj
as kokën anash mos e kthe,
mos u dridh n’bindjet e tua.
Rri përballë me të gjithë
pa u tjetërsuar.
Kohë e ikur s’kthehet dot,
është marrëzi ta kërkosh apo ta vajtosh.
Se dhe ajo ka vlerën e saj,
ndaj mos i shaj ata që kohë
nga koha jote ju ke fal.
As të pa vlerë mos i quaj
as vjedhës të kohës,
jo, mos u thuaj. Lëri…
Lëri për aq kohë sa koha nuk i vret,
as nuk i fal…
Lëri se dhe koha ka daltën e saj
sikur kohën mos tua kishe fal,
vallë…,
si do t’i dalloje engjëjt nga djajtë…!? Lëri…