
Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër.
-
Sipas Qendrës Simziologjike Europiane Mesdhetare, lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 3.5 e shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km në veriperëndim të Gjirokastrës, teksa ka pasur një thellësi prej 10 km.
Tërmeti është regjistruar në orën 22:19, ndërsa ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët kanë ndjerë lëkundjet sizmike.