Ka lindur në fshatin Gjerbës rrethi Skrapar në vitin1965. Pas mbarimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet e larta në degën Agronomi në Univerisitetin Bujqësor, Tiranë. Ka nisur të shkruaj që herët me vargje të thjeshta, ndërsa ka nisur që ti grumbulloj këto krijime duke u përgatitur që ti botojë në një vëllim poetik. Në “kasafortën” poetike të Dafinës janë mbi 200 poezi që presin dritën e botimeve. Aktualisht banon në Tiranë.
NËNËS
Qesh o trëndafil, ti qesh
Me ato petalet e tua
Të bukura,të brishta gjithë aromë
Po aromën e nënës, s’ma jepni dot mua
Qeshni dhe ju, o lulet e lëndinës
Të gjithave ju dua shumë
Po sytë e nënës, ju nuk mi sillni
Sikur me lotë…t’u ujis unë
Qeshni dhe ju, o fluturat e bukura
Pikturuar si me penel ata krahë
Me nënën time më ngjani mua
Po kurrë s’do ma ktheni buzëqeshjen e saj
Këndoni dhe ju o zogj, me zërin e ëmbël
Për ju vargje dhe unë do të thurë
Po as ju ,s’do të ma ngrohni këtë zemër
Zëri i nënës ,s’do të më kthehet kurrë.
MOS U ÇUDIT DJALË
Ja, çelën ato të bukurat mimoza
Një tufë ,dhe unë nga ato i dua
Se janë të freskëta,të njoma
Dua t’ia dhuroi të shtrenjtës grua
Aty pranë ,qe dhe një djalë i ri
Po më shihte si i habitur
Por mirë unë ,po çi do ti?!
Ti plot rrudha e floku thinjur!
Mos u çudit djalë, do bëhesh e ti si mua
Ajo vajza që do ,do bëhet dhe ajo një ditë grua
Atëherë unë ,sdo të jem kam shkuar
Kur të mbledhësh mimozat më kujto mua
Dashuria nuk njeh moshë o djalë
Përkundrazi… me vitet shtohet
Me gruan time gjithçka e ndaj
Dhe këto mimoza ,asaj i kushtohen