Kur yjet e preferuar vendosin të bëjnë turne nëpër SHBA, alternativa më e mirë për të lëvizur nga qyteti në qytet janë autobusët e Dreamliner Luxury Coaches.
- Dreamliner Luxury Coaches është i vendosur në Nashville, Tennessee. Duke parë nevojat e këngëtarëve në turnetë e tyre, kjo kompani shfrytëzoi rastin për t’u siguruar atyre një shtëpi larg shtëpisë, në formën e një autobusi.
Ideja për kompaninë lindi gjatë pandemisë së koronavirusit. Në vitin 2020, themeluesi Rich Tomson bleu 12 autobusë turistikë nga pronari i tyre, i cili donte të shlyente disa borxhe personale. Tre vite më vonë, Tomson ka arritur të ketë një flotë prej 190 autobusësh, ndërsa në klientelën e tij mund të gjeni disa nga yjet më të njohur, si Drake, Olivia Rodrigo dhe The Weeknd.
-
CEO i Dreamliner Luxury Coaches, Jeremy Maul, thotë për businessinsider.com se këngëtarët e muzikës country marrin me qira çdo vit për turnetë e tyre dhe ai thekson se ka ndihmuar The Weeknd gjatë gjithë turneut të tij në SHBA. Edhe ekipi i Taylor Swift ka kontaktuar me kompaninë, megjithatë këngëtarja ka preferuar të udhëtojë me avionin e saj privat. Autobusët e mëdhenj Dreamliner kanë një dhomë ndjenje, një TV dhe madje edhe një kuzhinë të vogël. Përveç personazheve të famshëm, kompania punon edhe me klientë që duan të marrin me qira autobusët për evente si takime dhe udhëtime pune.
-
CEO i Dreamliner thotë se këta autobusë kushtojnë 1.5 deri në 2 milionë dollarë secili. Qiraja për një autobus të tillë me shërbim të plotë, fillon nga 50,000 dollarë në muaj
Në këtë çmim përfshihen gjërat e domosdoshme si shofer, benzinë, shërbime pastrimi dhe WiFi. Jeremy Maul thotë se Dreamliner dëshiron të zgjerohet edhe më tej, me hapin tjetër të kompanisë që të shtojë aeroplanë dhe kamionë në flotën e saj.