Pas një dite ku protestuesit sulmuan gazetarë e kameramanë në Leposaviç, mëngjesi atje duket të jetë i qetë.
Edhe për shkak të të reshjeve të shiut, para objektit të komunës, sot ka më pak protesutes.
Vizita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë që protestuesit të revoltohen, duke gjuajtur me bojë drejt veturës së tij.
Më pas, protestuesit kanë sulmuar gazetarët dhe mediat, të cilët po përcillnin zhvillimet në këtë komunë.
E shtuna është dita e 20 e protestave në Leposaviç pas vendosjes së kryetarit Lulzim Hetemi në objektin komunal.