Kanë nisur rreshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës. Zonat malore si Mali i Thatë, Mokra dhe fshati Shtyllë tashmë janë nën “pushtetin” e borës. Edhe në fshatin Dardhë ka patur reshje bore, megjithëse jo me dendësi.
- Deri më tani nuk paraqiten problematika nga reshjet e dëborës.
Temperaturat ditën e sotme shënojnë 9 gradë Celsius maksimalja dhe 4 gradë Celsius minimalja, ndërkohë që ditën e premte pritet që temperaturat të shkojnë nën zero gradë Celsius.