Katar 2022/ Akomodimi mes “rrokaqiejëve” superluksoz dhe kontenierëve

Katari, vendi i parë arab që do të organizojë Kupën e Botës në Lindjen e Mesme, tashmë i ka përfunduar të gjitha përgatitjet për  eventin botëror, madje autoritetet organizuese  njoftojnë se kanë përfunduar edhe të gjitha përgatitjet e nevojshme të sigurisë.

  Ji i pasionuar, ëndërro, guxo, sfido, luaj

Krahas fotografive të disa futbollistëve, në ndërtesat simbol janë varur posterë të cilat kanë mbishkrime më shkronja të mëdha si “Ji i pasionuar, ëndërro, guxo, sfido, luaj”.

Kupa e Botës FIFA 2022 do të mbahet nën organizimin e Katarit në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor me pjesëmarrjen e 32 kombëtareve. Në ndeshjen e hapjes do të luajnë Katari dhe Ekuadori.

E ndërsa për “elitën”  janë të gatshëm “rrokaqiejt”, për pjesën tjetër që përfaqëson “popullin”, ose tifozët hoteleria ka vënë në gadishmëri  kontejnerët. Ata do të kenë një  çmim  prej 200 € në ditë…

“Jehona.Info”

Author: jehona