Pronari i portalit “Shqiptarja.com” dhe televizionit “Report TV”, Karlo Bolino ka pranuar se është paguar nga kompania e inceneratorëve për reklamat qe ka shfaqur si në portalin e zotëruar prej tij, ashtu dhe në televizionin që ka në pronësi.
Me anë të një shkrimi në rubrikën “pika e zezë” të portalit “Shqiptarja.com” ai ka i ka kthyer përgjigje kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi që e akuzoi të enjten nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë për fatura dhe shuma të konsiderueshme që i kishin kaluar televizionit të tij.
- Vetëm në një faturë, Bollino kishte përfituar 10600 euro dhe kjo në kulmin e fushatës së vitit 2021.
- Dho jo më kot Bolino e titullon shkrimin “Urime zoti Këlliçi për një fushatë të suksesshme” duke u rrekur kështu ta konsiderojë si të pavend veprimin e zotit Këlliçi në prag fushate. Pra duke lënë të kuptohet se Këlliçit do i mungojë përkrahja mediatike e tij gjatë fushatës duke shmangur qëllimisht akuzat e tjera të bazuar në dokumente se Karlo Bolino siç ka përfituar para nga inceneratorët ka përfituar dhe prona publike siç është pikërisht godina ku ushtron aktivitetin, apo dhe përfitime nga tenderat për të cilat u akuzua jo pak në vitin 2020.
Reagimi i Këlliçit erdhi pas një sulmi të organizuar nga vetë Bolino një ditë më parë në portalin Shqiptarja.com që e konsideronte serioz faktin se si një i ri deputet në Kuvendin e Shqipërisë me një rrogë pothuajse sa Kryetari i Bashkisë së Tiranës arrin të gjejë 1200 euro për të sponsorizuar aktivitetin e tij në fushatë elektorale, (aq para fëmijët e atyre që përkrah Karlo i harxhojnë çdo muaj për të ndërruar telefonin), por nuk flet asnjë fjalë për aktivitetet e Erjon Veliajt që kushtojnë dhjetra apo dhe qindra mijëra euro, siç ishte ai i prezantimit të strategjisë. Kjo tregon dhe preokupimin e madh që zoti Bolinoi ka për financimet e fushatës apo dhe shpërdorimin e parasë publike ku dhe vetë ai ka qenë përfitues jo pak herë.