Kaos te Besiktasi, jep dorëheqjen drejtori sportiv !

TURQI – Nga Stambolli raportohet se ka kaos në kampin turk të Besiktasit, në prag të ndeshjes së parë të turit të dytë të Conference League.

  • Mësohet se drejtori sportiv i skuadrës së Stambollit ka dhënë dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, ndërkohë që tifozët turq nesër do të protestojnë për merkaton e pakënaqshme që kanë bërë deri tani Besiktasit.

  • Gjithsesi kjo nuk “mjafton” qe Tirana te jete e favorizuar.

Sakaq, nga Stambolli raportohet që për ndeshjen e sotme të Besiktas ndaj Tiranës, që është planifikuar për të startuar, në orën 20:00, deri tani janë shitur 33 deri në 35.000 mijë bileta në stadiumin “Vodafone”, që ka një kapacitet prej 45.000 vendesh, por pritshmeria eshte qe stadiumi te jete i mbushur plote  Nga këto, për tifozerinë bardheblu të Tiranës, janë rezervuar 500 bileta.

 

Author: jehona