Kafja/ Më shtrenjtë në Kopenhagë dhe më e lira në Tiranë

Çmimet e kafesë ekspres në Europë, më  shtrenjtë

Sa kushton një kafe ekspres në Europë?

Ka një diferencë çmimi prej 3.30 eurosh mes ekspresit më të shtrenjtë dhe atij më ekonomik.

Studimi vjen nga revista gjermane Travelbook, që analizoi çmimet në 42 qytete të Kontinentit të Vjetër.

Në Europë, çmimet e kafesë ndryshojnë (madje shumë) nga një kryeqytet në tjetrin.

Revista e udhëtimeve Travelbook u përpoq të kuptojë se sa kushton një filxhan kafeje në Europë. Për indeksin e saj “Espresso-Index” u analizuan dhe krahasuan më shumë se 400 menu në 42 qytete.

Sa kushton ekspresi në Europë ?

Në shumë kryeqytete evropiane, një ekspres mund t’ua lërë gojën të hidhur. Në Kopenhagën, Paris, Oslo apo Bruksel, një ekspres mund të kushtojë edhe 4 euro.

Duhet të bëjmë një saktësim. Bëhet fjalë për çmime mesatare, pasi kafeja mund të kushtojë edhe më shumë.

Cilat janë qytetet ku një kafe kushton më pak?

Sa më në lindje, apo në jug të shkoni, aq më i ulët është çmimi i një filxhan kafeje. Çmimi i një kafe ekspres është veçanërisht ekonomik në Gadishullin Ballkanik apo atë Iberik.

Kafeja më e shtrenjtë – Kopenhagën, Danimarkë

Danimarka është vendi ku kafeja kushton më shtrenjtë në Europë, mesatarisht, 4 euro.

  • Për një filxhan kafe në qytetin zviceran do të shpenzoni mesatarisht 3.96 euro.
  • Reikjavik- Në kryeqytetin islandez, Reikjavik, kafeja kushton 3.16 euro.
  • Ville- Një ekspres në një bar në Ville Lumière kushton mesatarisht 2.87 euro.
  • Monaco- Në kryeqytetin e Principatës, një filxhan kafeje kushton mesatarisht 2.85 euro.
  • Wien- Çmimi për një ekspres në kryeqytetin austriak, sipas Espresso-Index të revistës gjermane Travelbook kushton 2.75 euro.
  • Londer- Në kryeqytetin anglez, do të shpenzoni mesatarisht 2.70 euro.
  • Stokholm- Ndër qytetet ku kafeja kushton shumë është edhe Stokholmi, 2.68 euro.
  • Andorra la Vella- Në kryeqytetin e Principatës së Andorrës (me rreth 23 mijë banorë), një kafe kushton mesatarisht 1.10 euro.
  • Qyteti i San Marinos- Çmimi për një ekspres në San Marino është 0.98 euro
  • Luksemburg- Në kryeqytetin e Luksemburgut, kafeja kushton 2.66 euro.
  • Prishtinë- Një filxhan kafe në Prishtinë, në Kosovë, kushton 0.90 euro.
  • Shkup- kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, shpenzohen mesatarisht 0,89 euro.

 

Kafeja më e lirë – Tiranë, Shqipëri

Një filxhan kafeje në Tiranë ka çmimin më të mirë, mesatarisht 0.70 cent, pra 3.30 euro më pak se në Kopenhagën, kryeqyteti i “kafesë së shtrenjtë”.

Sipas Espresso-Index të revistës gjermane “Travelbook”, në kryeqytetin italian, një kafe kushton mesatarisht 1.12 euro.

Në kryeqytetin portugez, kafeja kushton mesatarisht 1.13 euro.

Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë

Në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, një ekspres kushton mesatarisht 1.15 euro.

Në kryeqytetin e Republikës së Moldavisë, në Europën Lindore, me thuajse 700 mijë banorë, kostoja e një kafeje është 1.17 euro.

Në kryeqytetin serb, një ekspres kushton mesatarisht 1.19 euro./Monitor

Author: jehona