Zgjidhni me kujdes veshin në të cilin do të thoni frazat e dashurisë. Një këshillë për të dashuruarit që vjen direkt nga shkenca:
Pëshpëritni fjalë dashurie në veshin e majtë të partnerit tuaj.
Sipas një studimi, zërat që nxisin emocione të këndshme shkaktojnë një aktivitet më të madh nervor kur dëgjohen nga ajo anë. Studiuesit në Universitetin e Lozanës në Zvicër vendosën 13 të rritur në skanime të trurit dhe dëgjuan vokalizime pozitive që vinin nga tre drejtime të ndryshme: majtas, qendra dhe djathtas.
Gjatë dëgjimit, të dy anët e korteksit dëgjimor aktivizoheshin, pavarësisht nga vendndodhja e burimit të zërit.
Megjithatë, regjistrimet e perceptuara vetëm nga ana e majtë shkaktuan një përgjigje shumë më intensive neurologjike në sistemin dëgjimor të trurit.
- Por shkencëtarët ende nuk janë në gjendje të shpjegojnë pse truri preferon tingujt e këndshëm të prodhuar nga njerëzit e tjerë që dëgjojmë në veshin e majtë.