Nëse jeni adhurues të kafesë, ja se kur është koha më e mirë për të pirë.
Shumë njerëz e nisin ditën me një një filxhan kafeje dhe atë menjëherë pas tingullit të alarmit.
Por, sa është e shëndetshme kjo flasin ekpertë e dietolog të ndryshëm.
“Njerëzit në mbarë botën shijojnë kafenë e tyre të mëngjesit”, thotë dietologu i regjistruar Anthony DiMarino, RD, LD. “Është zakon dhe mund të ndiheni të shqetësuar nëse diçka prish ritualin tuaj të mëngjesit.”
- Megjithatë, disa ekspertë mendojnë se është mirë që të pritet deri në mesditë për të konsumuar filxhanin e parë të kafesë.
Mirëpo, dietologu Di Mario thotë se nuk ka domosdoshmërisht një kohë ideale për të konsumuar kafenë.
Një filxhan kafe përmban afërsisht 100 miligramë kafeinë, kjo sasi ndryshon në varësi të llojit të llumit të kafesë dhe mënyrës se si e përgatisni atë.
“Për shkak se kafeina është një stimulues, pirja e kafesë si gjëja e parë në mëngjes ju ndihmon të zgjoheni”, thotë DiMarino.
Pirja e kafesë herët në mëngjes mund të përshpejtojë prodhimin e kortizolit, dhe disa njerëz mund të ndihen të shqetësuar dhe të nervozuar.
Përgjigja e brendshme që disa persona i japin kafeinës që në mëngjes është e ndryshme, shton Di Mario, sepse nivelet e larta të kortizolit të shkaktuara nga kafeina mund të çojnë në inflamacion që shkakton dëmtim të qelizave.
“Kur nivelet tuaja të kortizolit qëndrojnë të ngritura, ju jeni në një rrezik të shtuar për shtim në peshë, diabet, probleme të zemrës dhe shqetësime të tjera shëndetësore”, shton ai.
Pirja e kafesë vonë natën mund të mos jetë e mençur, përveç nëse jeni duke punuar me turne të vona.
“Kafeina ka jetë prej dy deri në 10 orë, në varësi të metabolizmit tuaj”, thotë Di Marino.
Me fjalë të tjera, mund të duhen vetëm dy orë ose deri në 10 orë që trupi juaj të eliminojë gjysmën e kafeinës nga një filxhan kafe.
Për disa njerëz të caktuar një një filxhan kafeje natën vonë nuk është problem, por për një numër të caktuar të njerezëve tjerë mund të shkaktojë pagjumësi, dhe krejt kjo varet se si trupi juaj e proceson kafeinën.
Pra, kur është koha më e mirë për të pirë një filxhan kafe?
-
Nuk ka prova shkencore që mbështesin “kohën më të mirë” për të pirë kafe, por sipas ekspertëve nëse dëshironi që të korrni të mirat e pirjes së kafesë ajo duhet të pihet nga ora 09:30 deri në orën 11:00 të mëngjesit.
Dhe në kohën e pasditës rreth orës 14:00, kur ndiheni të plogësht dhe më pak produktiv dhe gjumin nuk e keni si opcion, mund të merrni një filxhan kafe.
Ndërsa vlenë të përmendet se kafeja nuk ndihmon në humbjen e peshës. Pavarësisht nga ajo që mund të keni parë në TikTok ose diku tjetër në mediat sociale, kafeja nuk ka veti magjike të djegies së kalorive ose yndyrës, dhe aq më pak nëse shtoni limon në kafenë tuaj.
Megjithatë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandon që mos të përdoret më shumë se 400 miligramë kafeinë në ditë për të rriturit dhe më pak se 200 miligramë kafeinë në ditë gjatë shtatzënisë. Kjo përfshin kafeinën që merrni në çokollatë, çaj, pije të gazuara, pije energjike dhe produkte të tjera.